Dhuna në familje përgjatë vitit pandemic duket sikur ka shënuar rritje. Një vend të sigurtë për viktimat e dhunës në familje ofron për rreth 20 vite “Shtëpia e Sigurtë” në Gjakovë. Drejtoresha Erblina Dinarama ka konfirmuar se momentalisht në strehimoren “Shtëpia e sigurtë” po strehohen 27 nëna bashkë me fëmijët e tyre.
Dinarama poashtu ka bërë thirrje për mos-tolerim të dhunës dhe vetëdijësim sa më të madh ndaj këtij fenomeni.
Në një prononcim për televisionin Syri, psikologu Klinik, Ilir Havolli, kishte potencuar se agresiviteti e dhuna në familje gjatë kohës së pandemisë kishin shënuar rritje si pasojë e grumbullimit të shqetësimeve psikologjike dhe emocionale.
Rritje të rasteve të dhunës në familje gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021 në Gjakovë kishte konfimuar edhe policia, ku shefi i njësisë së hetimeve Kapiten Emin Hoxhaj kishte potencuar se nga janari e deri në qershor të këtij viti janë konfirmuar 71 raste, 71 arrestime, 45 ndalime, 7 strehime, dhe 11 raste me urdhër mbrojtës.
Hoxhaj tutje ka shtuar se policia e Gjakovës vazhdimisht bashkëpunë dhe konslutohet me institucionet relevante për t’iu gjetur zgjidhje personave që janë viktimë të dhunës në familje.