Policia e Kosovës ka shqiptuar 1943 gjoba në 24 orët e fundit për kundërvajtësit e trafikut.
Në raportin e Policisë është bërë e ditur se kanë ndodhur 41 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, që të shtatë janë dërguar në mbajtje. /Koha.net/