Në Qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë, procesi i vaksinimit po shkon sipas planifikimeve. Gjatë kësaj jave janë administruar rreth 6 mijë doza të vaksinave ku 5 mijë prej tyre kanë qenë doza të dyta.
Pas vaksinimit qytetarët duhet të dijnë të trajtohen sepse vaksinimi mund të shkaktojë edhe efekte të lehta anësore.
Qytetarët që po vaksinohen gjatë ditës së sotme janë kryesisht me doza të dyta, disa edhe kanë udhëtuar nga Prishtina sepse termini i vaksinimit iu është caktuar në këtë qendër.
Puna në këtë qendër po vazhdon njejtë me nga 6 ekipe paradite dhe 6 pasdite, gjithashtu këtu do të punohet edhe të dielave.