KF “Vëllaznimi” e nis suksesshëm sezonin 2021/22

KF “Vëllaznimi” ka filluar përgatitjet për javën e katërt të Ligës së parë, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës me skuadrën “Liria” në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Trajneri Granit Begolli, ka theksuar se në tri ndeshjet e fundit që “Vëllaznimi” ka zhvilluar, i ka siguruar 7 pikë që janë shumë të vlefshme, bazuar në kundërshtarët që ka pasur skuadra deri më tani.

Koordinimi i prurjeve të reja te “Vëllaznimi” me pjesën tjetër të ekipit, sipas Begollit, ka qenë një faktor ndikues që ka sjellë rezultate pozitive te klubi. Tutje, ai ka thënë se eksperienca e tij paraprake si trajner dhe futbollist i ka shërbyer në punën e tij si trajner i Vëllaznimit që të organizojë një atmosferë dhe disiplinë brenda ekipit.

Përveç Begollit, për kamerën e TV Syrit u shpreh edhe kapiteni Ardit Vokshi, i cili theksoi se faza përgatitore e “Vëllaznimit” dhe përforcimet e reja përshtaten mirë me lojën e ekipit.

Kujtojmë se “Vëllaznimi” në ndeshjet e fundit, si pjesë e Ligës së Parë, ka arritur dy fitore dhe një barazim.

Read Previous

Asfaltimi i rrugëve të fshatrave Novosellë, Trakaniq, Palabardh, i kushtoi Komunës rreth 170 mijë euro

Read Next

Rreth 6 mijë vaksina janë administruar gjatë kësaj jave në Gjakovë