Rreth 1 milion euro është rritja e pagesave të tatimit në pronë krahasuar me vitin 2020

Zyrtarët e drejtorisë për buxhet dhe financa nga komuna e Gjakovës, kanë deklaruar se 90 përqind e qytetarëve të Gjakovës janë të përgjegjshëm në pagesat e tatimit në prone. Drejtori i këtij dikasteri Durim Halilaj ka thënë se gjithashtu janë tri afate gjatë vitit ku mbledhen më së shumti pagesa për tatimin në pronë dhe Gjakova për vitin 2021 ka pasur rritje rreth 1 milion euro krahasuar me vitin 2020.

Ai shtoi se pezullimi i pagesës së tatimit në pronë për personat që duan të regjistrojnë veturën, mund të shkaktojë mbledhje të borxhit e më pastaj edhe pagesat me kamatë dhe tatim bëhen më të vështira për qytetarët.

Komuna e Gjakovës ka shprëndarë edhe letër kujtesa tek rreth 200 borxhlinjë, para se lënda të përfundojë në përmbarim.

Read Previous

Qindra vullnetarë për të provuar burgun e ri të Zyrihut

Read Next

Mbi 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë që nga fillim i pandemisë