Ronaldo nën hetime nga autoritetet e Lisbonës

Cristiano Ronaldo është nën hetime nga këshilli i qytetit të Lisbonës rreth çështjes se a ka kryer ndërtime pa leje në banesën e tij

Dyshimet u ngritën kur partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez postoi një video në rrjetet sociale të një pjese të ndërtimit të banesës që tregon tarracën e banesës me një strukturë metalike jashtë planit origjinal.

Investigimi do të definojë nëse ndërtimet ishin të palejueshme.

Këshilli i Lisbonës ka konfirmuar se nuk ka pasur aplikim për ndryshimin e banesës pas vitit 2020./eo/

Read Previous

Interesim nga Premier Liga për Coutinho

Read Next

Guardiola zbulon se a do të qëndrojë te City nëse humbet në finale