Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë paralajmëroi rikthimin në muzikë.
Ajo ka bashkuar forcat me yllin David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea, projekti i të cilëve pritet të publikohet më 12 shkurt (e premte).
Derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i klipit, 30 vjeçarja ka ndarë një tjetër pjesë të shkurtër të kësaj kënge.
Në bazë të publikimit, krijuesja e hitit “Let You Love Me” duket se ka promovuar veshjet tradicionale shqiptare.
Në fragmentin e ndarë në rrjete sociale, Rita shfaqet me veshje të tillë së bashku me pjesëmarrësit e videoklipit të saj.
“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit.
https://www.instagram.com/p/CLClHr8H7ke/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again