Rikthehet Kupa e Kosovës në futboll, me tri ndeshje interesante

Kupa e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku më interesantja do të jetë ajo mes Ballkanit dhe kampionit të Superligës, Prishtinës, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes kampionit aktual të kësaj gare Llapit dhe skuadrës së Gjilanit.

Po ashtu, sot ishte paraparë të zhvillohet edhe ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe skuadrës së Kek-ut, por që ndeshja është shtyrë për nesër, ku do të fillojë nga ora 13:00.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Drita – KF Ulpiana

13:00 FC Ballkani – Prishtina

13:00 KF Llapi – Gjilani 

Read Previous

Në ShSKUK po trajtohen 11 pacientë të konfirmuar me coronavirus

Read Next

Kongresmeni amerikan i kërkon pesëshes evropiane njohjen e Kosovës