Rezoluta për Srebrenicën, presidentja sllovene: E kënaqur që shtetet e Ballkanit janë bashkuar, përveç Serbisë

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka thënë se është e kënaqur që para votimit mbi Srebrenicën që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë jemi bashkuar përveç Serbisë.

“Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta. Ne politikanët duhet të flasim se çfarë është e drejtë e çfarë jo”.

“Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë dhe me zotërinë Begaj gjithmonë jemi të një mendimi për respektimin të drejtave të njeriut”.

“Po ashtu, Musar theksoi se Sllovenia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën evropiane”, ka thënë Pirc-Musar gjatë një konferencë për media gjatë vizitës në Shqipëri. /Klankosova

Read Previous

Haxhiu falënderon deputetët që votuan pro marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Read Next

Arrestohet 21 vjeçari, i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë