Reparti i fizioterapisë bëhet me objekt të ri

Është përuruar objekti i ri i repartit të fizioterapisë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Nga sot personeli do të ofrojnë shërbimet e terapisë fizikale në këtë vend i cili plotëson të gjitha kushtet. Dihet se rreth 30 vite ky repart ka shërbyer në një hapësirë me kushte aspak të kënaqëshme. Falë këtij investimi të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë qytetarët do të kenë të gjitha shërbimet adekuate në këtë hapësirë me të gjitha paisjet moderne dhe shumë të sofistikuara.

Në ceremoninën e përurimit të pranishëm ishin stafi menaxhues dhe profesionistët shëndetësorë u tha se ky projekt ka qenë më se i nevojshëm. Hilmi Shala drejtor i spitalit përgëzoifizioterapeutët dhe uroi që puna e tyre të shkojë mbarë në objektin e ri.

Se puna iu është lehtësuar e thanë edhe vetë mantelbardhët të cilat iu gëzuan këtij projekti.

Ata që atakohen drejtëpërdrejt më këtë repart janë edhe pacientët të cilët edhe sot morën shërbimet e tyre të nevojshme. Hyrishahe Thaqi është njëra nga pacientët që ka bërë terapi fizikale edhe në objektin e vjetër. Ajo tha se kushtet që ofrohen tani janë në të mirë të gjithsecilit.

Të llojllojshme janë lëndimet që kërkojnë përkujdesje. Disa prej tyre janë më shumë serioze. Klea Rudi tha se falë terapisë fizikale ka pasur rezultat si në zvogëlimin e dhimbjeve ashtu edhe në përmirësimet tjera.

Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve funksionale dhe rritjen e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike, ose atyre me aftësi të kufizuara. Tani shërbimet fizioterapeutike, rehabilituese dhe ato të mjekësisë sportive do të ofrohen në katin e dytë të objektit ku ndodhet edhe barnatorja e spitalit.

Read Previous

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës nderon Dr. Rifat Lilën

Read Next

Peticion: Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës të emërtohet “Dr. Rifat Lila”