Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës nderon Dr. Rifat Lilën

Për të nderuar figurën e doktorit të ndjerë të shkencave, specialistit dhe profesorit, Rifat Lila në Qendrën Kombëtare të Mjeksisë së Punës u organizua mbledhje komemorative. Të pranishëm ishin kolegë e familjarë.

Kryetari i Federatës së Shëndetësisë në Kosovë, Dr. Blerim Syla tha se kontributi i Dr. Rifat Lilës ka qenë i pa shoq.

Ndonëse dhimbja akoma është e freskët, familjarë e doktorit Lila, janë shprehur falenderues ndaj kolegëve e të pranishmëve të tjerë që me prezencën e tyre nderuan doktorin I cili ditë më parë ndërroj jetë.

Doktor Rifat Lila gjithë jetën ia kushtoi shërbimit të popullatës në Institutin e Mjekësisë së punës, të cilin edhe e themeloi. Ai kishte një bagazh të jashtëzakonshëm prej 89 punimeve shkencore dhe shumë veprave të tjera por më së shumti do mbahet mend si mjek i të gjithëve u tha me këtë rast.

Read Previous

Spitali i Gjakovës trajtoi 1186 pacientë që nga fillimi i pandemisë

Read Next

Reparti i fizioterapisë bëhet me objekt të ri