Peticion: Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës të emërtohet “Dr. Rifat Lila”

Ilir Vesvesja është qytetari nga Gjakova që ka nisur një peticion, përmes të cilit kërkon që  Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë të emërtohet “Dr. Rifat Lila”. Këtë nismë Iliri thotë se e ka filluar me të vetmin qëllim për të nderuar jetën dhe veprën e doktorit të ndjerë Rifat Lila i cili ditë më parë ndërroi jetë. Doktori i shkencave, specialisti dhe profesori Lila ka qenë edhe themeluesi I këtij institucioni prandaj askujt më shumë nuk i takon kjo meritë, ka thënë ai.

Këtë peticion e kanë mirëpritur edhe qytetarë të tjerë të cilët i janë bashkuar përmes votitmit në mënyrë online tha Vesvesja.

Jo vetëm Gjakova por i gjithë vendi dhe më gjerë përherë janë mirënjohës ndaj veprës kolosale, profesionalizmit, përkushtimit ndaj profesionit dhe vlerave njerëzore të dr Rifat Lilës. Kontributi i tij ka qenë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë. I ndjeri Lila ka qenë bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.

Read Previous

Reparti i fizioterapisë bëhet me objekt të ri

Read Next

​Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Vitisë, shprehin shqetësimin për procesin e vaksinimit të qytetarëve