Reciprociteti për targat, Ahmeti: Nuk i kuptoj shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë këtë masë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e kupton reagimin e shtetasve të Kosovës për kundërshtimin e masës së reciprocitetit me tabelat e veturave serbe, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se shpreson që Qeveria e Kosovës e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si një hap të vetëm.

Sipas tij, reagimi i radhës i shtetit serb mund të jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike.

“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbise ndaj masave me tabela të veturave. E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës. E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi. Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë.

Po ashtu shpresoj se Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.  Reagimi i radhes i shtetit Serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti./Shqip.com

Read Previous

Serbët vendosin barrikada në Jarinje

Read Next

Pezullohen punimet në Çarshinë e Vjetër