Në mediat spanjolle po flitet për një shkëmbim të mundshmë të lojtarëve Real-Liverpool.
Klubi spanjol është i interesuar për shërbimet e yllit egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Sipas asaj që raportohet, Reali është I gatshmë të ofrojë një pagë të konsiderueshme duke përfshirë edhe Eden Hazard, për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit.
Siç dihet Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, ku dëshira e lojtarit është të vazhdojë bashkëpunimin më skuadrën angleze me kusht që të ketë pagë javore 400 mijë euro, për të bërë të mundur që lojtari të jetë pjesë e klubit edhe për disa sezone. /abcnews.al