Messi kërkon sulmuesin argjentinas te PSG

Transferimi i Sergio Aguero tek Barcelona gjatë merkatos së verës entuziasmoi të gjithë. Edhe vetë aulmuesi argjentinas ishte i entuziasmuar sepse tani do kishte pundësinë të luante së bashku me Messin në një klub. Diçka e tillë nuk ndodhi sepse “Pleshti” shkëputi marrëdhëniet me blaugranat duke preferuar të provonte një experiencë të re në karrierën e tij, duke zgjedhur të bëhej pjesë e gjigandëve francez të PSG-së.

Pas disa muajve, duket se kjo ëndërr për tifozët dhe vetë Agueron mund të bëhet realitet.

Sipas ‘’El Nacional’’, Messi i ka kërkuar drejtuesve të PSG-së që të transferojnë  Sergio Agueron në paris për të formuar një dyshe sulmi argjentinase.

Eto's thinks Messi and Aguero will combine for 60 goals at Barca

Për të arritur diçka të tillë, Leonardo mund të përdorte kartonin e Mauro Ikardit i cili nuk duket në planet e PSG ku dhe vetë lojtari nuk e shikon të ardhem e tij në Francë.

Një shkëmbim i tillë do të ishte leverdisëse  për Barçës pasi do të merrte një bomber, në këmbim të një lojtari që nuk është se luan me dëshirë për katalanasit. Një lajmi  i tillë  është përhapur shumë nëpër media duke marrë vëmendjen kryesore. /abcnews.al

Read Previous

Infektivja po i rikthehet normalitetit, lirohen disa reparte

Read Next

Real Madrid i propozon Liverpoolit shkëmbimin mes Hazard dhe Salah