Zhvillimet pas Hagës, Sherifi: Hapja e fronteve të brendshme në këtë kohë na dobëson e zvogëlon shanset për fitore

Zyrtari i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë se hapja e fronteve të brendshme në kohën nëpër të cilën po kalon Kosova, vetëm e dobëson shansin për fitore.

Ai ka thënë se përpara është një luftë e rëndë politike, diplomatike e juridike dhe në këtë përballje duhet unitet dhe jo hapje e fronteve të reja.

Reagimi i plotë:

 BILANCET NUK BËHEN NË MES TË LUFTËS

Bilancet nuk bëhen në mes të luftës. Ato bëhen pasi lufta të ketë përfunduar!

Hapja e fronteve të brendshme nuk na forcon, përkundrazi, na dobëson dhe i zvogëlon shanset për fitore!

Sepse na pret një luftë aspak e lehtë, politike, diplomatike dhe juridike. Në këtë përballje, ajo që na duhet është forcë dhe unitet, jo hapja e fronteve të reja brenda nesh. Përkundrazi, edhe frontet ekzistuese duhet të lihen anash!

Përgjegjësitë dhe dallimet tona mund të presin. Tani duhet të përqendrohemi te ajo që na bashkon. Sepse në fitore fitojmë të gjithë, ndërsa në humbje humbim të gjithë!

Read Previous

Policia jep detaje pas protestës në Prishtinë: Përfundoi pa incidente

Read Next

Varfëria energjetike në Kosovë