Një fëmijë i moshës 1 vjeçare nga Gjakova ka vdekur mbrëmë rreth orës 23:40 në QKUK.
Sipas reagimit që është bërë nga SHSKUK fëmija është dërguar rreth orës 21:00 të natës së mbrëmshme në Spitalin e Gjakovës në gjendje të rënduar shëndetësore, ku më pas është dërguar si rast emergjent në QKUK. Fëmija është vendosur në oksigjeno-terapi pasi është diagnostifikuar me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).
“Në lidhje me raportimet për vdekjen e një fëmiu rreth 1 vjeç, bazuar në informacionet nga Spitali i përgjithshëm në Gjakovë dhe Klinika Infektive në QKUK, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës jep këtë sqarim;
Sipas informacioneve nga Spitali i Gjakovës, fëmija i moshës rreth 1 vjeç, është sjell nga prindërit, reth orës 21:00, në kujdestarinë e mbrëmshme, në Repartin e Pediatrisë, me gjendje shumë të rënduar shëndetësore.
Menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmiut, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.
Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmiu, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).
Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë,
pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.
Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.
Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes.
Fëmiut i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte.”