Prokuroria Themelore në komunën e Gjakovës trajton raste nga më të ndryshmet. Përvec Gjakovës ky institucion mbulon edhe territorin e Malishevës, e Rahovecit.Në këtë muaj sipas zëdhënëses për media, Yllka Juniku Shehu lëndët që janë trajtuar më së shumti kanë qenë rastet e dhunës në familje si dhe posedimi e shpërndarja e narkotikëve.
Juniku-Shehu thotë se vetëm në muajin e fundit janë ngritur 13 aktakuza për dhunë në familje, dukuri kjo që është shpeshtuar në shoqërinë kosovare.