Mbahet faza e parë e Testit të Arritshmërisë

Në tërë Kosovën ka filluar faza e parë e testit të arritshmërisë. Nxënësit do të testohen për njohuritë e fituara nga klasa e 6-të deri në të 9-ën. Ky test në komunën e Gjakovës është zhvilluar në ambientet e shkollave të mesme. Në shkollën ekonomike Kadri Kusari na thanë që procesi ka filluar me kohë.

Të pranishëm për të mbikëqyrur testimin kanë qenë përfaqësues nga DKA dhe Ministria e Arsimit. Edhe në shkollat e tjera procesi ka vajtur sipas standardave të parapara. Në komunën e Gjakovës janë testuar 1273 nxënës.Sipas njoftimeve të Ministrisë së Arsimit në Kosovë, testi i Arritshmërisë në vitin 2022 do të organizohet në dy faza:Diten e sotme, testi mbahet në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe në lëndën e gjeografisë kurse më datë 14 qershor 2022, testi do të mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë.

Read Previous

Poeti Tahir Bezhani sjellë një prurje të re në krijimtari

Read Next

Rastet që trajtohen më shpesh nga Prokuroria Themelore në Gjakovë janë të dhunës në familje