Ky mulli I fshatit Shishman tash e një kohë nuk është në funksion. Ndonëse nuk dihet se që nga cila periudhë ekziston sipas 89 vjecarit, Rexhep Rrustemit gurët janë ndërruar 3 herë. Banorët e këtushëm e kanë shfrytëzuar për të bluar misër e grurë tregon ai.
Para disa javëve banorët janë munduar ta sistemojnë dhe ta shfrytëzojnë sërish mullirin por këtu nevojitet të bëhet ndërrimi i disa pjesëve për ta vënë atë sërish në funskion.
Rrjedha e ujit sipas Rexhep Rrustemit që e njeh këtë vend mirë vjen nga fshati Qeret që tashmë nuk ekziston më.