Kjo është shprehje që rëndom përdoret kur rastësisht ndodhesh në një situatë që as nuk të shkon në mendje që do gjesh zgjidhje apo shpëtim por gjen sepse… rastësia është mbret i botës.
Këtë më së miri e di Billy Ray Harris i cili ishte një endacak pa shpresë deri në vitin 2013 ku në kanaçen që ai mbante për para, aksidentalisht një gruaje të pasur i bie unaza me diamant.
E di, po mendoni që ai e shiti atë dhe nga ajo u pasurua, por jo ndodhi komplet e kundërta, ai vendosi t’ja kthente atë zonjës në fjalë. Zonja u kujdes që si shpërblim t’i dhuronte 190 000 $.
Tani ai ka një shtëpi, një punë me kohë të pjesshme dhe u bashkua me familjen e tij pas shumë kohësh.
Besoni në rastësi, ndonjëherë duhet t’i lëmë disa gjëra fatit.