Policia e Kosovës (PK) njofton se një ish-pjesëtarit të Policisë i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:45 në Zubin Potok dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish pjestar I PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një arme e gjate AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.