Ramosaj lut qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet relevante për ngjarjen në Gllogjan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku të vdekur mbetën dy nxënës-maturantë dhe shoferi i autobusit.

Policia e tregon se autobusi që ishte në qarkullim nga Gjakova për në Gllogjan ku ishin tetë pasagjerë, ishte sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47.

I dyshuari i këtij akti kriminal gjendet ende në arrati. Megjithëkëtë në vend të ngjarjes janë njësitet relevante të cilët punojnë në zbardhjen e rastit tragjik.

Ndërkohë paraditën e sotme në Facebook Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkurar: “Mëngjes i trishtë për Deçanin, e tërë kombin tonë, pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënës, Genta Mustafaj e Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj, ku mbeti i plagosur edhe nxënësi Fliant Turkaj nga Dubrava e Deçanit. Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante” ka shtuar Ramosaj.

Ndërkaq nxënësit të plagosur nga të shtënat me armë, i është hequr plumbi nga trupi. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në reanimacion, kështu bëri të ditur për medie drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

Read Previous

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe, flasin për sigurinë në Kosovë

Read Next

Vepra nga skulptura dhe piktura bashkë në një ekspozitë