Qeveria do të ketë gati viti e ardhshëm planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2025 në Kuvend.
Rama theksoi se ky plan do të sjellë edhe të ardhura të tjera për pensionistët duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë afatgjatë të politikës së pensioneve pa rrezikuar asnjë fije stabilitetin financiar të vendit.
“Ky plan nuk do të kërcënojë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit nga ky dalin edhe të ardhurat për rritjen e qëndrueshme të pagave dhe pensioneve pa i ulur, por përkundrazi duke i rritur njëkohësisht edhe investimet kapitale për Shqipërinë e nesërme”, tha Rama. /ATSH-Maela Marini/