Rama: Rruga e Dukagjinit, projekt i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau pamje nga vijimi i punës për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.

Në një postim në Facebook, Rama tha se ky një projekt i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vijnë të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të atyre viseve mahnitëse.

Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me fondin prej 200 805 067 lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km. /RTK/

Read Previous

Mbante 22 kilogramë kanabis në banesë, arrestohet 48-vjeçari

Read Next

Microsoft: Hakera të mbështetur nga Moska kanë hyrë sistemet tona