Rama: Dita e Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Për mesë një statusi në rrjetin social Facebok ai u shprehë se Nënë Tereza është gruaja e paqes në botë.

Ai ndau edhe shprehjen e Nënë Terezës, “Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t’u lutur, gjej një minutë për të qeshur”.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup,  në vitin 1910. Më 1928 shkoi në Indi, ku iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve. Në vitin 1948 ajo u bë një qytetare indiane dhe themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta, në vitin 1950, duke marrë famë për punën midis të varfërve dhe atyre që po vdisnin në atë qytet.

Për më shumë se 45 vjet ajo u shërbeu të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe të vdekurve, ndërsa drejtoi zgjerimin e Misionarëve të Bamirësisë, fillimisht në Indi dhe më pas në vende të tjera, duke përfshirë bujtina dhe shtëpi për më të varfrit dhe të pastrehët.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. /RTK/

Read Previous

Tony Blair: Le t’i japim Kievit çdo armë, që të përdoret edhe në Rusi

Read Next

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?