Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar ditë më parë se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike”. Kështu kishte njoftuar kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ata që preken direkt nga pagesat janë qytetarët. Në pyetjen se sa do të duhet të jetë paga minimale në të dy sektorët qytetarët kanë mendime të ndryshme por që të gjithë konsiderojnë se një pagë nën 300 euro nuk është e duhura në gjendjen aktuale ekonomike në shtetin e Kosovës.
Paga minimale në Kosovë aktualisht është 170 euro dhe kjo ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2011. Ndërsa nga sindikata e sektorit privat është kërkuar që paga minimale të jetë të paktën 400 euro.