Qytetarët të shqetësuar me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të derivateve

Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimit të produkteve e që kjo automatikisht e ka dëmtuar shportën e konsumatorit.  Në pikën e karburantit që ne vizituam sot qytetarët kanë paguar deri në 1,46 euro për litër të derivateve. Ndërkaq, pritet që çmimi i tyre  brenda muajit të rritet edhe më shumë. Genc Pozhegu pronar i njërës nga  kompanitë që shesin derivate shprehet i shqetesuar, dhe e pranon që këto ditë po punojnë edhe me humbje vetëm për të mbajtur konsumatorët me shpresë që situata të ndryshojë.

Qytetarët thonë se ekziston frika që kjo situatë të ndikojë edhe në çmimet e produkteve të tjera.

Me ligjin e ri nga Qeveria e Kosovës kompanitë e karburanteve nuk mund të fitojnë më shumë se sa 6 përqind, megjithatë kjo masë nuk mund të ndalojë rritjen e cmimit.

Read Previous

Gjykata Themelore e Prishtinës: Ministrja Haxhiu ka shkelur ligjin kur ka anuluar konkursin për Noterët

Read Next

Familja e Time Zeqës në gjendje të rënduar, shtëpia nuk ka as kushtet elementare për jetesë