Familja e Time Zeqës në gjendje të rënduar, shtëpia nuk ka as kushtet elementare për jetesë

Këto katër mure për vite me radhë janë shndrruar në strehë për familjen e Time Zeqës. Ajo ka një vit që është operuar dhe nuk mund të punojë më për arsye shëndetësore. I biri saj po ashtu është i papunë dhe fatkeqsisht edhe ai përballet me probleme të së njëjtës natyrë.  Hapësirë nuk ka por pa pasur zgjidhje në po këtë shtëpi Times i është bashkuar edhe vazja me dy mbesa të vogla të cilat pa pasur idenë se ku po qëndrojnë na ftuan të luajmë.  Kjo zonjë përmes kamerës së Tv Syrit po kërkon që dikush ta ndihmojë pasi që gjendja aktuale e familjes së saj është tejet e rënduar.

Ky lavaman është në këtë gjendje pasi që uji këtu fatkeqsisht nuk ka rrjedhur asnjëherë për më shumë se 10 vite. Të hollat nga sociali janë e vetmja ndihmesë për këtë familje.

Të vështirë e kishte të ngrihej por Timja na përcolli deri tek dera. Shikimi i saj tek pragu më kujtoi fjalët që më tha kur bisedova për herën e parë në telefon , “Ah sikur dikush të kujtohej për mua, skisha dasht gjë tjetër veq njëherë me dit që po e bëj gjumin rehat.”

Read Previous

Qytetarët të shqetësuar me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të derivateve

Read Next

Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës