Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e nivelit lokal, që përcaktojnë udhëheqësin komunal për katër vitet e ardhshme. Qytetarët e Gjakovës kanë mundësinë të zgjedhin në mesin e 6 kandidatëve nga AAK, VETËVENDOSJE, LDK, PDK, PSHDK dhe NISMA. Të shumtë janë qytetarët që kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ata madje bëjnë thirrje që secili individ të vendosë vet për kandidatin e preferuar.
Të njëjtin opinion ndajnë edhe të rinjtë e qytetit të cilët po ashtu janë pro mendimit se qytetarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit të dielën.
Në qytetin e Gjakovës sipas KQZ-së janë, 113.165 qytetarë me të drejtë vote, që mund të votojnë në 34 qendra të votimit dhe 139 vendvotime. Ndërsa në tërë Kosovën janë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote.