Qeveria planifikon të blejë objekte për ambasada, ndan 10 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka bërë të ditur se qeveria që ai udhëheq në buxhetin e ri në vlerë 2.74 miliardë euro për vitin 2022 ka planifikuar që të blejë edhe objekte pwr ambasada në vendet mike të Kosovës.

“Për herë të parë kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtete aleate”, është shprehur Kurti në mbledhjen e qeverisë, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se nuk mund të thuhet tani se në cilin vend do të blihen këto objekte sepse në mënyrë automatike, sipas tij, do të rritej çmimi i tyre.

/KlanKosova/

Read Previous

Pse Facebook ndryshoi emrin?

Read Next

Vendi që raporton për herë të parë një rast me Coronavirus