Qeveria ndan mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike

Qeveria ka ndarë mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, ku prej tyre janë mbi 1 milion euro për shëndetësi, 6.5 milionë euro për arsim dhe mbi 4 milionë euro për mbështetje të Trepçës. Në mbledhjen e sotme është vendosur që të shkarkohet bordi i drejtorëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” dhe emërimi i bordit të përkohshëm të drejtorëve.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma për subvencionimin e teksteve shkollore është mbi shtatë milionë euro.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shkarkuar bordin e drejtorëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, i cili ofron shërbime të ujit për Pejën, Istogun, Klinën, Deçan, Junik.

Anëtarët e bordit të përkohshëm do të jenë: Qendresa Kukaj kryesuese, Mirjeta Heta anëtare, Samir Lleshi anëtar dhe Noli Carabreku anëtar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rregullorja për procedurat dhe kriteret e vlerësimit dhe njohjes së statusit dhe të drejtave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë është akt nënligjor i cili synon një procedurë më të shkurtër, të saktë dhe llogaridhënëse të vlerësimit për personat me aftësi të kufizuara.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është vendosur që të kërkohet nga presidentja për dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, po ashtu janë ndarë 1 milion e 999 mijë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese./21Media

Read Previous

Studimi: Instagrami dështoi të vepronte në 93% të komenteve abuzive që synonin politikanet femra

Read Next

Hamasi thotë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e reja të paqes