Qeveria ndalon udhëtimet nga disa shtete, shkak variantet e reja me Covid-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndaluar ardhjen e qytetarëve nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, kjo për shkak të paraqitjes së varianteve të reja të Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Duke marr parasysh situatën rrezikun e bartjes së varianteve të mos lejohet ardhja e udhëtarëve nga këto shtete, India, Brazili”.

“…shtetasit e Kosovës që vijnë nga këto vende duhet të karantinohen për dy javë dukeni testuar dy herë në javë”.

Read Previous

​Qeveria miraton programin qeverisës

Read Next

Përkujtohet beteja e Brigadës së vetme urbane në Kosovë, “Epopeja e Çabratit”