Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të rëndësishëm projekt-udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”, i cili u miratua të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.

E para e arsimit ka treguar edhe qëllimin e këtij udhëzimi administrativ.

“Qëllimi i këtij udhëzimi Administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore, në ‘Edukimin e Mbrojtjes së Fëmijës’.closevolume_off

Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimor udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut. Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktivitete edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci./Bota.sot

Read Previous

Arrestohet një person, në shtëpinë e tij u gjetën armë e fishekë

Read Next

Eksod te Chelsea këtë verë: 14 lojtarë pritet të largohen nga klubi