Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën. Rezultati i arritshmërisë në test në nivel vendi është 57.1 përqind. Ndërsa në komunën e Gjakovës nga gjithsej 1153 nxnënës të testuar, rezultati është 53.25%.
Nikollbibaj theksoi se nga 39 shkollat që i janë nënshtruar testimit, shkolla e mesme e ulët Mazllum Këpuska radhitet e para me mbi 73 përqind të kalueshmërisë.