Këtë radhë PSHDK zgjodhi që mbylljen e fushatës në Gjakovë ta bëj me gratë e këtij subjekti politik. Kandidati për kryetar, Ferdinand Kolaj, falënderoi strukturat e partisë për përkrahjen e pakursyer.
Marrë parasysh që jemi në kushte pandemie, jemi munduar të veprojmë konform masave, duke ju shmangur tubimeve të mëdha tha Kolaj në fjalën e tij.