Kusari – Lila: Gjakovën e lanë pas ata që e deshën për vete, ne e duam Gjakovën për ju!- KRONIKË ZGJEDHORE

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur sonte fushatën zgjedhore. Në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, për të përkrahur kandidaten për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ishin Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ministri i Financave, Hekuran Murati e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kusari Lila në fjalën e saj tha se ndihet më e fuqishme se kurrë, në garën e sivjetme.

Në fund Kusari-Lila ftoi të gjithë të vendosin përmes votës kandidatin e  preferuar të dielën, e me theks të veçantë gratë e vajzat për të cilat u zotua se do të punojë pa reshtur në mandatin e saj qeverisës.

Read Previous

PDK përmbyll fushatën zgjedhore, beson në fitore-KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

PSHDK përmbyll fushatën në Gjakovë