PSG pranë marrëveshjes me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos

Pasi zona Champions duket gjithnjë e më pranë, Juve tashmë është fokusuar tek sezoni i ri, ku një nga problemet më të mëdha është zgjidhja e cështjes Ronaldo, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit tjetër.

Real dukej i interesuar por tashmë Blancos janë të përqëndruar tek Mbappe e Haaland dhe si rrjedhojë, agjenti i portugezit, Jorge Mendes po studion alternativa të tjera. Përvec Manchester United, opsioni më konkret për momentin duket PSG.

Sipas ‘Todofichajes.com’, presidenti Al-Khelaifi e ndjek prej kohësh asin portugez dhe tashmë po syonon nënshkrimin e tij në rast largimi të Mbappe.

Portguezi mund të formojë dyshen e sulmit të ardhshëm të francezëve me Neymar. Marrveshja pritet të arrihet nëpërmjet një shkëmbimi me Mauro Icardin.

Icardi nuk është i paprekshëm tek PSG dhe është i gatshëm të pranojë Juven nëse bardhezinjtë i garantojnë rrogën aktuale prej 10 milionë euro. Ky operacion duket se kënaq të gjitha palët.

Read Previous

Reagon Gjermania: Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme

Read Next

​Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare: Qeveria e re të tërheq investime për të krijuar vende pune