Protestuesit serbë lirojnë urën mbi Liqenin e Ujmanit

Protestuesit serbë kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit, ndërsa kanë zhvendosur kamionët në një korsi të rrugës.

Ura tashmë është e lirë për qarkullim, ku edhe kanë kaluar ushtarët e KFOR-it, transmeton Telegrafi.

Tashmë ka mbetur edhe një barrikadë pa u liruar e cila është disa metra afër kufirit.

Situata raportohet të jetë e qetë në këto momente, derisa ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë me patrullime në pikat kufitare. /Telegrafi/

Read Previous

​KFOR: Dy javë do të qëndrojmë në veri

Read Next

KQZ pranon 1,932 pako me fletëvotime nga diaspora