Protesta e SBASHK-ut në Ditën e Punëtorëve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka nisur protestën me kërkesa ndaj qeverisë në ditën e punëtorëve.

“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe Atdhe Hykolli nga BSPK.

Marshi ka nisur nga Bibloteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe më pas duke përfunduar para objektit të qeverisë. /KosovaPress/

Read Previous

Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Read Next

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE