Prostesta kundër NATO-s në Itali, raportohet për përleshje mes policisë dhe demostruesve

Në qendër të Napolit janë raportuar trazira, për shkak të përplasjeve midis demostruesve anti-NATO dhe policisë.

Ngjarja ndodhi në Via Toledo, ku demonstruesit u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë për të shkuar në teatrin San Carlo me synimin për të protestuar kundër koncertit të planifikuar për 75-vjetorin e NATO-s.

Sipas informacioneve, 8 persona kanë mbetur të plagosur, me goditje në fytyrë dhe në kokë.

Oficerët përdorën shkopinj për të ndaluar protestuesit. Pjesa tjetër e demonstruesve, me flamuj dhe pankarta kundër NATO-s, ndaluan dhe brohoritën me megafon arsyet e protestës, ndërsa kordoni i sigurisë ruante rrugën për të penguar mbërritjen në San Carlo. /abcnews.al

Read Previous

​Kryeziu: Kushtetuta e Kosovës më e avancuara në Evropën Juglindore

Read Next

Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve