Prokurori i Shtetit: As Daka dhe asnjë zyrtar i KQZ-së nuk janë duke u hetuar

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bisnik Bislimit, sipas të cilit, Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave të ardhura nga Austria.

Bislimi pretendon se këto manipluime nuk kanë mundur të kryehen pa dijeninë e ish ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës.

Përmes një komunikate për media, nga kjo prokurori kanë konfirmuar se kanë filluar hetimet për disa pretnedime se janë manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora, por se Daka dhe as ndonjë zyrtar i KQZ-së s’janë pjesë e këtij hetimi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora. Mirëpo, ju njoftojmë se as znj. Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali

Read Previous

Vendosen datat për fushatën zgjedhore dhe për votimin me postë për zgjedhjet komunale

Read Next

Haxhiu: Ka kaluar koha kur dikush e kalon provimin e Jurisprudencës pa meritë