Institucionet e arsimit parashkollor i kanë vënë dryrin veprimtarisë së tyre. Krejt kjo pasiqë Qeveria e Kosovës mori vendim që puna e tyre të pezullohet deri më 26 shtator. Mirëpo, një vendim të tillë nuk e kanë pritur fare mirë dy udhëheqëse të IP private. Duke thënë se të paktën është dashur të ketë një komunikim të mirëfilltë dhe jo vendime të tilla të tregohen një ditë para.
Por, drejtoresha e IP “Ganimete Tërbeshi” Arta Stavileci, nuk po ndan të njëjtin mendim. Stavileci, tha se një vendim kësisoji është shqyrtuar nga profesionistë të fushës.
Feranda Husi, nga Gjakova në cilësinë e prindit thotë se vështirë të menaxhohet kjo situatë.
Mes tjerash qeveria ka bërë të ditur se për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose që ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë.