Prizreni i ka kushtuar rëndësi të veçantë hapësirave gjelbëruese

Prizreni është një qytet turistik që gjallëria nuk i mungon falë dinamikës që krijohet nga lëvizjet e vendasve por edhe vizitorëve. Mirëpo ka një tjetër arsye pse ne ishim në këtë qytet, të kuptojmë sesa rëndësi i kushtohet hapësirave të gjelbëra. Dy prej qytetarëve u shprehën të kënaqur me investimin që është bërë në këtë fushë. Ata thanë se po i kushtohet rëndësi e merituar mjedisit në përgjithësi.

Një tjetër pikë e frekuentuar në Prizren është edhe parku kryesor. Me rreth dy hektarë tokë, kjo hapësirë thuhet se i posedon të gjitha kushtet për rekreacion. Përfshirë këtu, ulëset, shtegun për vrapim, ecje, restaurantet dhe këndin e lojrave për fëmijë.

Drejtori në detyrë i Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, na tha se temat që e kanë në fokus mjedisin i trajtojmë me prioritet. Madje ai tregoi specifikisht se vlera e një kontrate arrin në 1 milion e 100 mijë euro.

Nga ana tjetër Zyrtari për mjedis, Galip Belallari, ka treguar se janë mbjellë mbi 50 mijë lule sezonale.

Krijimi i hapësirave gjelbëruese me qëllim që t’i shtojmë hijeshinë qytetit por edhe të kontribuojmë që të kemi një ambient më të pastër është synimi jonë,  thanë zyrtarë të këtij dikasteri.

Read Previous

Kusari Lila takohet me banorët e fshatit Zhdrellë- KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

Moti sot në Kosovë