Prishtinë: Tre persona mbetën të plagosur pasi u gjuajtën me armë zjarri

Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, ku fillimisht personat e dyshuar janë përfshirë në rrahje, e cila më pas ka eskaluar duke gjuajtur me armë zjarri.

“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka pohuar zëdhënësja Ahmeti.

Telegrafi ka dërguar pyetje dhe në Emergjencën e QKUK-së për të mësuar për gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje./Telegrafi/

Read Previous

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Read Next

Biden: Trump është një rrezik për sigurinë e SHBA nëse fiton zgjedhjet