Festivali i filmit “Prifest” tashmë mund të jetë pjesë edhe e qytetit tonë. Nesër në Kinon “Hyrie Hana” me fillim në ora 9 e 30 do të shfaqen 4 filma të metrazhit të shkurtër, për të cilat na tregon menagjerja e Kinos.
Në fund të pranishmit do të kenë rastin të bashkëbisedojnë me ekipin e filmave
Prifilmfest përmes projektit MOVING CINEMA, ka qenë e pranishme gati në të gjitha qytetet e Kosovës, ndërsa në Gjakovë është për herë të parë.