Këshilli i prindërve në Gjakovë kërkon të prioritizohen nxënësit në kaosin e krijuar në arsim

Dita e sotme do të duhej të ishte një ditë e zakonshme mësimi për nxënësit në të gjithë Kosovën. Mirëpo në shumicën e shkollave nuk është mbajtur mësim. Kjo për arsye se SBASHK-u I është bashkuar protestës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Këshilli i prindërve të Kosovës po e arsyeton protestën e sotme duke thënë se Qeveria është vonuar në miratimin e ligjit të pagave dhe argumentet e SBASHK-ut janë valide. Megjithatë ndonëse janë në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin Qendror, kryetari i degës në Gjakovë Fatos Axhemi  mendon që akoma ka vend për një zgjidhje mes Qeverisë e SBASHK-ut, që ka në plan të parë fëmijët të cilët janë të vetmit që po dëmtohen nga kjo situate sipas tij.

Axhemi konsideron se dialogu social do të ishte forma më e mirë e komunikimit mes Qeverisë dhe mësimdhënësve.

Read Previous

I riu nga Gjakova udhëheqë dizajnin e makinave në fabrikën “Volvo”

Read Next

“Prifest” për herë të parë në KINO “Hyrije Hana”