Përkundër thirrjes për protestë në disa paralele në Gjakovë është punuar

Sot Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kishte thirrur në protestë të gjitha sindikatat të cilat veprojnë në Kosovë. Në të njejtën kohë Ministria e Arsimit, Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit ka  thënë se humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim.

Në një vrojtim që u kemi bërë shkollave të komunës sonë, pamë që jo të gjithë mësimdhënësit i janë përgjigjur kësaj thirrjeje. Në shkollën “Fehmi Agani” 4 paralele ishin duke e vazhduar mësimin si cdo ditë tjetër pune, këtu gjithashtu hasëm edhe në një klasë me tre nxënës mirëpo mësimdhënësja pavarsisht kësaj po e zhvillonte mësimin. Mësimdhënësit të cilët nuk i janë përgjigjur sot thirrjes për protestë prapa kamerave të televizionit Syri thanë që gjithmonë i janë përgjigjur thirrjeve të sindikatës mirëpo kësaj radhe nuk e kanë parë të arsyeshme pasi është fundi i vitit shkollor, gjithashtu nxënësit kanë humbur shumë në kohën e pandemisë.

Në shkollat si Zekeria Rexha, Yll Morina, Mazllum Këpuska mësimi u bojkotua, kurse në shkollën “Mustafa Bakija” mësim u mbajtë vetëm në një paralele. Zenun Nimani kryetari i sindikatës në Gjakovë përmes telefonit tha se mësim është mbajtur vetëm në këto dy shkolla  në disa paralele, ndërkaq mësimdhënësit tjerë i janë bashkuar protestës në prishtinë.

Read Previous

“Prifest” për herë të parë në KINO “Hyrije Hana”

Read Next

Arrestohet në flagrancë grupi që dyshohet se ka vjedhur 50.000 franga