Prezantohet projekti “Arti i njeh të gjitha gjuhët”

Është bërë prezantimi i projektit “Art Knows All Languages” që në shqip i bie Arti i njeh të gjitha gjuhët. Projekt ky i realizuar nga OJQ, Prosperiteti në bashkëpunim me disa donatorë mbi të cilët foli më tepër koordinatori Lendrit Qeli.

Temë e diskutimit në këtë prezantim ishte roli taktikat dhe rëndësia e teatrit dhe filmit. Me këtë rast aktorja Elida Shasivari ndau me të pranishmit eksperiencën e saj si aktore. 

Në kuadër të këtij projekti është realizuar një film i metrazhit të shkurtër I titulluar “Ankth që të ndjek”. Ky film trajton temën e martesave të hershme si faktor I dhunës në familje te komunitetet pakicë. Aktori Ergjan Mehmeti, tha se eksperienca dhe roli i tij në filmin , ka qenë tejet i veçantë për të.

Arti i njeh të gjitha gjuhët po ashtu synon realizimin e një shfaqjeje teatrale, dy filma të shkurtër amatorë si dhe ekspozitë në tri komuna Rahovec, Gjakovë dhe Prizren.

Read Previous

Rekomandohet trajnimi me aroma për ata që e humbën nuhatjen nga Covid-19

Read Next

Kominoshe me këtë ngjyrë janë investimi më i mirë këtë pranverë!