Presidentja Osmani e gradon komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin në Gjenerallejtënant

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka graduar kreun e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën e Gjenerallejtënant, raporton Gazeta Sinjali.

Gradimi i Jasharit u bë në një ceremoni të organizuar nga Presidenca.

Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka emëruar Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese, pas dorëheqjes së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Grenell: Blinken nuk do të arrijë rezultate në Ballkanin Perëndimor dhe çështjen Kosovë-Serbi

Read Next

ATK kërkon nga qytetarët që t’i deklarojnë kriptovalutat